Vrasja e Renis Dobrës, arrestohen dy nga autorët e dyshuar, dy të tjerë në kërkim

Arrestohen dy autorë të dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë.

Trupi i të riut u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.

Policia thekson se të arrestuarit janë Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët u prangosën në Tropojë dhe Tiranë.

Po ashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë gisht në vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra.

Ata janë Kristi Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj (vëllezërit e Fatjonit), ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Njëri nga të arrestuarit, Petrit Çakrri, është një emër i njohur për drejtësinë. Ai ka qenë dëshmitar okular i vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998.

Pas lirimit nga burgu disa muaj më parë, Çakrri dyshohet se ka ndryshuar mbiemrin, duke u regjistruar me identitetin Petrit Hoxha.