Vrasja e Ardian Nikulajt, shtyhet seanca ndaj portugezit që dyshohet se e ekzekutoi, avokati: Prokuroria s’ka ecur me hetimet

Është shtyre për më datë 16 tetor seanca gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraivas, portugezit të akuzuar si ekzekutorin e biznesmenit, Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Avokati i portugezit, Kujtim Cakrani ka pretenduar se Prokuroria nuk ka ecur me çështjen dhe se provat nuk vërtetojnë implikimin e klientit të tij në vrasje.

Ndërkohë vetë Ruben Saraivas ka mohur të jetë i përfshirë në krimin që ndodhi në biznesin e Nikulajt, në prill të vitit 2023.

“Sot ishim këtu për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe raportin 2 mujor që prokurori duhet t’ia paraqiste gjykatës.

Prokuroria nuk ka ecur me hetimet. Kërkova sot ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ky person ka kryer veprën penale për të cilën hetohet, sepse jemi në fazë hetimesh, jo akuzë”, shprehet avokati.

Vrasja dyshohet se u krye me porosi të Edmond Haxhisë, i cili u arrestua ne Angli, së bashku me 4 persona të tjerë, të cilët pritet të ekstradohen drejt vendit tonë, për tu përballuar drejtesinë.