Janë liruar nga qelia, ish-drejtori Kamber Hoxha dhe 10 policët e burgut të Peqinit pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në këtë institucion më 15 dhjetor të vitit të kaluar, ku Sokol Mjacaj vrau të dënuarin Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja.
Ndaj tyre janë caktuar masa më lehtësuese, si arrest në shtëpi e detyrim paraqitje nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.
Masat e caktuara ndaj tyre janë:
Kamber Hoxha “detyrim paraqitje”
Qani Muça “arrest shtëpie”
Nikolin Gjonpalaj “arrest shtëpie”
Vilson Shima “detyrim paraqitje”
Arben Dulellari “detyrim paraqitje”
Fatos Pire “arrest shtëpie”
Ilir Balla “arrest shtëpie”
Florenc Mile “detyrim paraqitje”
Genci Muça “arrest shtëpie”
Indrit Dubali “arrest shtëpie”
Klement Haka “arrest shtëpie”
Erjon Çela “arrest shtëpie”
Si ndodhi krimi i rëndë?
I dënuari përjetë Sokol Mjacaj i pajisur me një armë, që nuk dihet ende se si e ka siguruar, ka shkuar në qelinë ku ndodhej Arben lleshi dhe Indrit Shaqja. Pasi e ka thirrur në emër, ai e ka qëlluar 3 herë Arben Lleshin, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.
Vrasja dyshohet se është e mirëmenduar dhe e urdhëruar nga jashtë, për qëllime hakmarrjeje.
Mjacaj ka thënë se e ka vrarë Lleshin për shkak se ky i fundit nuk e ka pranuar në sektorin e tij. Por kjo alibi e tij nuk është besuar nga prokurorët, të cilët dyshojnë se Mjacaj e ka kryer krimin kundrejt pagesës. Për sa i përket armës së krimit, autori ka deklaruar se e ka marrë rreth 20 ditë para se të kryente krimin, duke hedhur poshtë pistën se arme u fut me dron.