Vrasja e 18 vjeçarit në Tiranë, zbardhet dëshmia e vajzës që u bë “mollë sherri”

Katër adoleshentët e arrestuar për vrasjen e 18-vjeçarit që akuzohen për vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, pritet të dalin nesër për t’u njohur me masën e sigurisë. Policia ka sekuestruar thikën me të cilën u vra i riu, e cila do të shërbejë si provë kryesore materiale për të dokumentuar me prova shkencore ngjarjen.

Ndonëse një nga të miturit, vetëm 15 vjeç ka pranuar se ishte ai që qëlloi 18 vjeçarin.

Autori, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u tha hetuesve se ai vetë nuk kishte pasur marrëdhënie me vajzën, por me të më herët ka qenë i lidhur shoku i tij, 21-vjeçari Frensis Shehu. Ky i fundit është po ashtu i arrestuar.

Të rinjtë kanë treguar janë shkëmbyer në makinë dhe aty janë konfliktuar dhe kanë ndaluar, e më pas janë përleshur.Ndërkohë dy 16-vjeçarët kanë pranuar se kanë dhunuar grupin tjetër por jo të kenë përdorur thikë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe 20-vjecari i arrestuar Frensi Shehu.

Mësohet se në makinë me viktimën kanë qenë dy djem të tjerë dhe dy vajza të tjera, njëra prej të cilave e lidhur me Frensis Shehun. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë deklaruar se janë ndeshur me automjetin e autorëve pasi po bënin xhiro nëpër lagje për shkak se banesat e tyre nuk janë shumë larg.

Vajza e mitur 16-vjecare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Në këtë moment sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konfikte të mëparshme.