Vrasja e 13-vjeçarit/ Nis seanca paraprake për të miturin e dyshuar, të pranishëm edhe prindërit e Martin Canit

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca paraprake ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit Martin Canit.

Në seancë, e cila ka nisur pak minuta më parë janë të pranishëm dhe prindërit e Martin Canit.

Autori i dyshuar i krimit Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë. Ai u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli”, tek e cila ishte edhe vetë nxënës.

Vrajsa e 13-vjeçarit Martin Cani tronditi shoqërinë shqiptare. Qytetarë, familjarë por edhe organizata të shoqërisë civile zhvilluan disa protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.