Lulzim Basha dhe rivali i tij Gjergj Hani kanë votuar për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së.
Megjithëse Këshilli Kombëtar me kërkesë të Bardhit anuloi zgjedhjet, Basha duket i vendosur për t’u kthyer në krye të partisë nga e cila dha dorëheqjen një vit më parë.
Teksa ka përshëndetur me dy gishta, Basha ka votuar në zyrat e degës nr.8.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se kjo ditë është e veçante për nga rrethanat, ndërsa iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë.
“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si askush. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha.
Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata.
Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti.”, tha Basha.
Ndërsa kandidati tjetër për kryetar Gjergji Hani ka votuar më herët. Ai iu bëri thirrje demokratëve që të votojnë për t’I kthyer moralin partisë.
I pyetur se pse s’bëri fushatë gjatë kësaj periudhe, ashtu si Basha, Gjergji Hani u shpreh se “mundësitë sigurisht nuk ishin të barabarta s’kisha mundësi që të mbuloja fushatën në të gjithë vendin”.
Ndërsa sipas tij vendimi i Këshillit Kombëtar të PD-së për të anuluar zgjedhjet s’ka asnjë vlerë ligjore.
Gjergji Hani: “Pjesëmarrja është e domosdoshme, është vlerë e demokracisë. I ftoj demokratët që të votojnë
Gjergj Hani iu është përmbajtur vendimeve të Kryesësië. Sa i përket mundësive, sigurisht nuk ishin të barabarta s’kisha mundësi që të mbuloja fushatën në të gjithë vendin. Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë ligjore.
Ngelet për tu parë dhe do të flasë drejtësia, nëse ka arsye ku drejtësia do gjejë shkelje do marrë vendimin e saj.
Çfarë pritshmërie keni?
Gjergji Hani: Të përpiqemi të ketë mbarëvajtje dhe të mos thyejmë heshtjen. Të hënën do të mbajmë konferencë, sot fitojmë të gjithë, fiton PD.