Sot protestë kombëtare, Rama fton studentët për dialog në sofër

Teksa sot është paralajmëruar protest kombëtare, kryeministri Edi Rama i ka ftuar sërish studentët për dialog.

Ndryshe nga ditët e tjera, përpara zyrës së tij, ai sot ka vendosur disa jastëkë rreth një tavoline duke improvizuar një sofër.

Ndërkohë në ditët e kaluara, karriget e drurit e ato plastiket, si dhe blloqet e betonit janë hequr nga studentët duke refuzuar dialogun me kreun e qeverisë.

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.