Teksa është mbyllur numërimi i votave brenda vendit aktualisht po numërohen votat preferenciale, ku në Tiranë do të ketë surpriza në lidhje me kandidatët të cilët do të jenë në Kuvend.
Partia Socialiste ka marrë 19 mandate në qarkun e Tiranës, 12 në listën e mbyllur dhe shtatë në listën e hapur.
Sa i takon kësaj të fundit më i votuari është Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj më pas radhiten Erion Braçe, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Jashtë listës fituese deri tani janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Partia Demokratike ka fituar 13 mandate, duke futur në Kuvend vetëm një kandidat të listës së hapur. Më i votuari është Ilir Alimehmeti dhe pas tij vjen Jorida Tabaku, por kjo e fundit pritet të mbetet jashtë Kuvendit, bashkë me Ilir Metën, Shpëtim Idrizin, Myslym Murrizin dhe Asllan Dogjanin.
Kujtojmë se duke u numëruar është edhe vota e Diasporës, ku sërish kryeson Partia Socialiste.
Lista e PS- 19 mandate:
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Koçiu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja
Ervin Hoxha
Fatmir Xhafaj
Erion Braçe
Ornaldo Rakipi
Antonela Dedej
Anila Denaj
Lista e PD- 13 mandate:
Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi
Ilir Alimehmeti
Mundësia- 2 mandate:
Agron Shehaj
Erald Kapri
PSD 1 mandat:
Albana Pëllumbi
Nisma Shqipëria Bëhet- 1 mandat:
Adriatik Lapaj
Lëvizja Bashkë- 1 mandat:
Redi Muçi