Një numër i lartë emigrantësh që pritet të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit kanë aplikuar për tu regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER). Që prej datës 11 janar që nisi regjistrimi dhe deri tani, në total janë 16 090 kërkesa.
Nga to janë duke u shqyrtuar mbi 80% e këtyre kërkesave, pra 13103 kërkesa, ndërsa janë miratuar 15.1% e tyre, ose e përkthyer ndryshe, 2423 kërkesa. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se 424 kërkesa janë refuzuar. Ajo çfarë vihet re është se burrat kanë shprehur më shumë interes në regjistrim në krahasim me gratë. Po ashtu kërkesat më të larta për regjistrim ka ardhur nga grup mosha 26-35 vjeç, me 30.8% të kërkesave.
Shqiptarët që kanë bërë kërkesë për regjistrim janë më shumë në Itali, Greqi, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Kujtojmë se regjistrimi i emigrantëve nisi më 11 Janar dhe do të vijojë deri më datë 4 Mars.