Vodhi një automjet dhe u arratis me shpejtësi, policia greke vë në pranga shqiptarin

Policia greke ka vënë në pranga një 27 vjeçar shqiptar. Shtetasi shqiptar u arrestua pas një ndjekjeje, për një automjet të vjedhur në Pallini, mbrëmjen e së mërkurës.

Bëhet me dije se, policia është vënë në alarm rreth orës 23:00. Oficerët e policisë së veprimit të menjëhershëm kanë lokalizuar një automjet, të cilin kanë kërkuar ta kontrollojnë. Siç u konstatua, ai ishte denoncuar i vjedhur një ditë më parë, në Departamentin e Sigurisë së Maratonës.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë, ka rritur shpejtësinë dhe është larguar. Menjëherë pasi shërbimet e policisë kanë nisur ta ndjekin, 27 vjeçari ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të arratiset në këmbë.

Policët kanë vazhduar ndjekjen dhe arritën ta ndalonin dhe arrestonin në kryqëzimin e rrugëve “Asklipiou” dhe “Smyrni”.