Vodhën produkte në qendrën tregtare në Tiranë, arrestohen dy vajzat nga Fushë Kruja

Dy vajza të reja janë arrestuar pasi vodhën produkte në një dyqan, në një qendër tregtare tek “Zogu I Zi”.

Policia ka njoftuar se dy të rejat nga Fushë Kruja kanë përfunduar në pranga pasi kanë marrë produktet duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”, njoftojnë uniformat