Vjena bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i jetueshëm në botë për vitin 2025

Është zyrtare. Vjena nuk është më qyteti më i jetueshëm në botë. Pas një periudhe trevjeçare në krye të listës vjetore nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), kryeqyteti austriak është mposhtur nga Kopenhageni, shkruan CNN.

Kryeqyteti i Danimarkës ka zënë vendin e parë në renditjen e qyteteve më të jetueshme në botë për vitin 2025, e cila u publikua të martën.

EIU, një organizatë simotër e revistës The Economist, renditi 173 qytete në të gjithë botën në një numër faktorësh, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin, stabilitetin, infrastrukturën dhe mjedisin.

Kopenhageni triumfoi pasi mori rezultate “perfekte” për stabilitetin, arsimin dhe infrastrukturën, ndërsa Vjena u barazua në vendin e dytë me qytetin zviceran të Zyrihut.

Melburni i Australisë mbajti vendin e katërt, ndërsa Gjeneva e Zvicrës ishte e pesta në listë.

Sidnei i Australisë u ngjit në listë, duke u ngjitur nga vendi i shtatë i përbashkët në të gjashtën, ndërsa qyteti japonez Osaka dhe Auckland i Zelandës së Re u barazuan në vendin e shtatë.

Në vendin e nëntë, Adelaide ishte qyteti i tretë australian që u rendit në 10 të parët, ndërsa Vankuveri i Kanadasë zuri vendin e dhjetë.

Renditja:

1. Kopenhagen, Danimarkë

2. Vjenë, Austri

2. Cyrih, Zvicër

4. Melburn, Australi

5. Gjenevë, Zvicër

6. Sidnei, Australi

7. Osaka, Japoni

7. Auckland, Zelanda e Re

9. Adelaide, Australi

10. Vankuver, Kanada