Një tjetër sulm me thikë ka tronditur Australiunë në orët e fundit. Mediat e huaja shkruajnë se peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në kishën Christ The Good Shepherd në Wakeley, në Sidnej.
Pamjet tregojnë momentin kur një burrë shkon te peshkopi para se ta godasë me thikë në fytyrë dhe në trup.
Peshkopi më vonë u kap duke nga kamerat duke u dërguar në një ambulanca në spital, ndërkohë që thuhet se edhe disa besimtarë janë plagosur me thikë nga sulmuesi.
Rikujtojmë se një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Sidnej të shtunën, ku një person sulmoi me thikë disa persona në një qendër tregtare. Për pasojë humbën jetën 6 persona dhe disa të tjerë u plagosën.