VIDEO/ Ministri serb pëson sulm në tru gjatë intervistës live, në gjendje të rëndë në spital

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë një emisioni të mëngjesit në televizionin “Pink” në Serbi, ku ministri i Investimeve Publike, Darko Glišić, ka humbur aftësinë për të folur në mes të intervistës.

Në video që janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, Glišić shihet duke belbëzuar dhe duke mos qenë në gjendje të formojë fjali, përpara se prezantuesit të ndërprisnin menjëherë programin.

Më pas, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është raportuar se ka pësuar një sulm në tru. Ai raportohet se është në gjendje të rëndë.

Glišiç është pjesë e qeverisë aktuale që nga maji i vitit 2024, dhe konsiderohet një nga njerëzit më të afërt të Aleksandër Vuçiçit.