VIDEO/ Gazetari zbulon skemën: Si mjekët e rretheve i dërgojnë pacientët te klinika private e shefes së Anatomi-Patologjisë

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar me dokumente skemën se si mjekët e rretheve i dërgojnë pacientët në klinika private, për të ndarë më pas lekët.

Ai ka treguar rastin e një zonjë nga Durrësi, që dyshon për kancer në gji. Pasi shkoi te mjeku i spitalit të Durrësit, doktor Elton Ceka, ky i fundi i merr biopsinë dhe në vend që ta nis atë biopsi drejt laboratorit të anatomi-patologjisë në QSUT, ju bëhet falas nga shteti, e dërgon te klinika private LDM.

Kjo klinikë rezulton të jetë klinika private ku punon vetë shefja e anatomi-patologjisë së QSUT-së, Majlinda Ikonomi. Në këtë klinikë, qytetarja ka paguar 330 mijë lekë të vjetra, madje duke mos marrë as faturë.

Gazetari i drejton disa pyetje ministres së Shëndetësisë, Evis Salës, se a është normale kjo që ndodh në spitalet shtetërore. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga asnjë prej institucioneve, pavarësisht se gazetari ka denoncuar publikisht me dokumente.

Denoncimi i Osman Stafës:

Do tregoj se si vidhen pacientët, të cilët shkojnë në spitale dhe këta i drejtojnë drejt klinikave private. Pacienti shkon në spitalet e rretheve, dhe mjeku në vend që ta çojë në QSUT, i çon në klinika private dhe aty ndajnë paratë.

Një zonjë nga Durrësi, dyshon për kancer në gji. Shkon te mjeku Elton Ceka, i cili pasi i merr biopsinë, dhe në vend që ta nis atë biopsi drejt laboratorit të anatomi-patologjisë, se bëhet falas nga shteti, e nis drejt klinikës private LDM. Kush është klinika private LDM? Është klinika private që punon drejtuesja e anatomi-patologjisë, Majlinda Ikonomi.

Ëhstë një formë e ndyrë, dhe zonja që ka bërë biopsinë ka paguar 330 mijë lekë në të zezë, pa asnjë faturë. Kemi një biopsi që është marrë në spitalin publik, sepse është mjaft e qartë.

Një pyetje kam për ministren e Shëndetësisë, Evis Sala: a është normale kjo, të rripen pacientët në këtë formë? A ëhstë normale që një pacient që shkon në shërbimin publik, të dërgohet nga doktori në kloinikë përivate për t’i marrë 330 mijë lekë pa faturë?