Video e dhunës/ Rrahman Rraja dorëzon zyrtarisht dorëheqjen në Kuvend

Pas videos skandaloze të dhunës ku përfshiheshin djali dhe vëllezërit e tij, deputeti Rrahman rraja ka dorëzuar sot dorëheqjen si deputet në Kuvend.

Të shtunën pasdite, Rraja njoftoi dorëheqjen dhe largimin përfundimisht nga politika pasi video u bë virale në rrjetet sociale.

Në të shihej fisi i deputetit duke dhunuar barbarisht dy persona, për shkak se ata ishin ankuar se gurorja e Rrajave po u prishte shtëpitë.