Deklarata skandaloze e Kushit për studentët: Nëse s’bini dakord, ne marrim vendim pa ju pyetur fare!

Studentët e Mjekësisë janë ngritur sot në protest para parlamentit ku kërkojnë që të mos votohet ligji që i detyron ata të qëndrojnë për 5 vite në Shqipëri, pasi iu mbahet diploma.

Mbrëmjen e djeshme një sudent i Mjekësisë, ka nxjerrë një video e patransmetuar më parë nga momeni i takimit të ministres Evis Kushi me studentët.

Në video publikuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” duket se ka pasur shumë mosdakordësi, ndërsa në video në një moment ministrja dëgjohet teksa thotë, “nëse ju nuk bini dakord, ne e marrim këtë vendim dhe nuk ju pyesim fare”.

Ditën e djeshme ministrja Kushi, kur dha lajmin për kredinë studentore tha se shumica e studentëve të mjekësisë janë dakord me ligjin e ri, teksa tha se ka e nga ata që nuk bien dakord.