VIDEO/ Braçe denoncon me emra: Këta të katërt shkatërruan një projekt fantastik!

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar ndërtuesit e godinës së re të Bashkisë së Divjakës, për të cilën thotë se është thjesht një tmerr në fasadë, në ajrim, vetratë e gjithçka tjetër.

Sipas tij, Bert Yzeiraj, Fred Ibrahimi, Andon Kristo dhe Skënder Çela shkatërruan një projekt fantastik, teksa shton se asnjë tjetër nuk ka guxuar të tallet kaq shumë me një vepër publike.

Braçe njofton se Bahskië e Divjakës nuk do ta marrë në dorëzim këtë vepër, ndaj katër ndërtuesit mund ta marrin dhe ta shesin.

Postimi i Erion Braçes:

SHENOINI KETA EMRA:

BERT YZEIRAJ, FRED IBRAHIMI, ANDON KRISTO,

SKENDER CELA;

TE KATERT BASHKE SHKATERRUAN NJE PROJEKT FANTASTIK-BASHKINE E RE TE #DIVJAKES!

Nuk kam me fjale, fare fare fare;

Shihni cfare cilesie fasade kane montuar!

Ftoj cilindo profesionist te fushes-ata qe merren me montim fasade te ventiluar, TI MBROJ KETA!

Eshte nje tmerr ne fasade, eshte nje tmerr brenda, eshte nje tmerr ne ajrim, eshte nje tmerr ne vetrate,

eshte nje tmerr ne gjithcka!

PO UA THEM, NUK KA GUXUAR KERKUSH TE TALLET DERI NE KETE DEREXHE ME NJE VEPER PUBLIKE;

UNE NUK DI!

Tani kam vec nje fjale:

BASHKIA E DIVJAKES NUK E MERR NE DOREZIM KETE MENDER VEPER!

Keta te kater ta marrin opa e tja shesin kujt te duan!