Video/ 31 vjeçarja në Tiranë gjendet e vdekur në një pallat të braktisur

Një 31 vjeçare është gjetur ditën e sotme e vdekur në afërsi të shkollës “Bajram Curri”. 

Dyshohet se e reja me inicialet G.H ka vdekur nga mbidoza. Ajo është gjetur në një pallat të pabanuar  në një zonë ku ka qenë një kompleks pallatesh parafabrikat.

Sipas banorëve në këtë pallat janë të shumtë persona që komsumojne lëndë narkotike, kryesisht heroine.

MediaDitari ju sjell edhe pamjet nga vendi ku u gjet e pajetë e reja.