Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër, ku dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin me sende të forta për motive pronësie.
Policia bën me dije se ka arrestuar vëllezërit Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes po ndodhte një konflikt. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit për motive pronësie, mes dy vëllezërve.
Vihen në pranga 2 vëllezërit, pasi gjatë konfliktit goditën njëri-tjetrin, me sende të forta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve F. P. dhe L. P., të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit F. P., 50 vjeç, dhe L. P., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.