Vdekja e britanikes/ Gjykata e Sarandës urdhër Prokurorisë: Bëni hetime shtesë për ngjarjen tragjike

Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, gjë e cila solli vdekjen e shtetases angleze Rebecca Gannon.

Rasti i humbjes së jetës së Rebecca Gannon u trajtua në emisionin “Në shënjestër” në News 24, ku u vu në dukje pikërisht tema e hetimeve të dobëta dhe të paplota.

Gjykata ka urdhëruar prokurorinë të plotësojë hetimet për Kushovën, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Britanikja vjeçares Rebeca Gannon humbi jetën gjatë zhytjes në një ekspeditë nënujore turistike që organizohej nga “Spiranca Diving Center”, në pronësi të Saimir Kushovës, i dënuar me 15 vite burg nga Norvegjia për trafik droge.

Në 2022, Gjykata e Sarandës vendosi ta hetojë në gjendje të lirë Saimir Kushovën nëpërmjet garancisë pasurore.

Ai kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës dhe nuk kishte siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.