Denar Biba është tërhequr nga gara për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi u për publik pas mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
Kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, janë 6, konkretisht:
Alban Toro
Alma Faskaj
Asim Vokshi
Florian Ballhysa
Genta Tafa Bungo
Naureda Llagami.
Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.
Procesi i përzgjedhjes së kreut të Gjykatës Kushtetuese mbetet një nga çështjet kyçe për sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa pritet që fazat e radhës të përfshijnë intervista dhe vlerësim të thelluar të kandidatëve.