Urdhri i prerë i Zotos kur mësoi nisjen e hetimeve: Hiqni fishat, të fiken kamerat në katin 13-të te “Sky Tower”

Elton Qyno

Mbikqyrja e prokurorisë për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ka filluar prej 6 shtatorit 2017, një ditë para se të mbyllej faza përfundimtare e pagesës prej 1 miliard e 425 milion lekë të reja për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit nga kompania “Albtek Energy”.

Zoto-Mërtiri, janë vënë në përgjim telefonik dy ditë pasi ishte mbyllur pagesa për Elbasanin, ndërsa hetimet fillestare ndaj tyre nisën direkt me interceptimin e telefonave. SPAK, thotë se nga data 31 Gusht 2015 deri në 7 shtator 2017, shoqëria konccesionare “Albtek Energy” ka përfituar nga Ministria e Mjedisit një seri pagesash periodike. Por në dijeni të ccështjes penale të nisur në prokurorinë e Elbasanit, ishin vënë dy kokat e inceneratorit, të cilën udhëzojnë Mirton Likën, pronarin e “Sky Hotels” në Tiranë, të mari masa për zhdukjen e gjurmëve dhe kapjen e ndonjë prove të mundshme nga prokuroria.

Mbyllja e filmimit të katit të 13, ku ndodhej zyra e shoqërisë “Albtel Energy”, është kërkuar edhe për një shkak tjetër, pasi atë ditë Zoto ishte në ambjentet e “Sky Toëer” nën shoqërinë e “Fratelos”, duke nënkuptuar ministrin Arben Ahmetaj. Në dosjen e prokurorisë SPAK thuhet se: ”…referuar transkriptimeve të përgjimeve telefonike rezulton se Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, në 8 shtator 2017 kanë ardhur në dijeni për procedimin penal të regjistruar nga Prokuroria Elbasan, pasi kanë mësuar ndërkohë në lidhje me sekuestron e vendosur nga kjo prokurori. Dhe personi që është identifikuar si Agron Ceka, shofer personal i familjes Ahmetaj, i përgjigjet t’i bëjë të fala shefit.

Po në këtë datë Klodian Zoto, komunikon me Mirton Lika duke i kërkuar që për nja një orë t’i fikin kamerat tek kati i tyre dhe Mirtoni në vijim i komunikon se për 5 minuta hiqen fishat e katit të 13 deri nesër në mëngjes…”. Mirton Lika rezulton të jetë pronari i “Sky Hotel”, në të njëjtën godinë ku ndodheshin dhe ambjentet e zyrës së shoqërisë konccesionare “Albtek Energy”. Gjithashtu në dosjen e SPAK pasqyrohet dhe një bisedë tjetër që zhvillohet me telefonin e Klodian Zotos, por protagonsitë janë Mirel Mërtiri dhe shoferi i familjes Ahmetaj, Agron Ceka.

 Biseda mban datën 6 shtator 2017, ku përmes numrit 068200xxx, flet Mirel Mërtiri me Agron Cekën, duke e porositur që ti thotë fratelos (Ahmetaj), se nuk e ka telefonin pasi i është thyer, se mos e merr dhe nuk di ku ta kontaktojë pasi nuk e kap. Tashë SPAK, prej mbrëjes së të premtes i është drejtuar gjyqtarit të Posaccëm Erion Bani, me një kërkesë për caktimin e masës së sigurisë arrest në burg për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj dhe 8 personave të tjerë. Gjyqtari Erion Bani, ka 5 ditë kohë për të vlerësuar kërkesën e SPAK.