Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë diskutimit live me ndjekësit në rrjetet sociale u ndal tek drekat në restorante dhe udhëtimet e tij.
Ai u shpreh se në 12 vjet kryeministër mund të jetë ulur rreth 30 herë nëpër restorante, ndërkohë shtoi se darkën e konsumon me familjen.
“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Është sakrificë e madhe për familjen, për fëmijët tanë, por është kështu. Të gjithë pjesën e kënaqësive të imagjinuara ose propaganduara si ha e pi, kush më njeh e di shumë mirë që s’kam lidhje fare me këto. Patjetër që më shijon një ushqim i mirë kur është mundësia, por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin. Është gjëja më normale për mua që përgjithësisht të ha një vakt në darkë dhe në darkë në shtëpi rregullisht. Në drekë tek ajo tavolina aty mbrapa nëse ha drekë”, tha Rama.
Ai iu përgjigj njërës prej pyetjeve që kishte të bënte me akuzën ndaj tij për fluturime me çarter apo me klas biznes në avionë jashtë vendit.
Rama u shpreh se të gjitha udhëtimet janë për punë dhe në ekonomik, me përjashtim të udhëtimeve të gjata drejt SHBA.
“Thonë jo mori avionin, jo udhëtoi me çarter etj. Unë udhëtimet i bëj për punë, vetëm për punë dhe jo për veten time. Udhëtimet me familjen i kam në ekonomik, ato pak që janë. Udhëtoj me avion në ekonomik dhe jo në biznes. Përjashtuar ato udhëtimet e gjata në SHBA-të. Ça janë udhëtime në Europë, janë të gjitha në ekonomik. Çfarë flisni, për ça thoni, ja fjalë e vërtetë (bie kambana)… Pra kur vjen puna te jeta e secilit nuk e di askush nuk përveç atij secilit dhe familjes”. Kurse një prej ndjekësve e akuzonte për “pangopësi”, teksa kryeministri iu përgjigj se sjellja e komentuesit tregonte papërshtatshmëri dhe pse jo xhelozi për të tjerët.Ti nuk kupton dot se për çfarë flet në rastin konkret. Ky muhabet i ngopur, i pangopur dhe ahhahhaha, i bëjnë njerëz që ose kanë ndjenjë xhelozie për të tjerët, ose për arsye të ndryshme, si duket ti ha shumë dhe të duket sikur të tjerët hanë më shumë ndaj dhe flet kështu”, tha kreu i mazhorancës.’, theksoi Rama.