U liruan një muaj më parë, “spiunët” rusë kapen sërish duke bërë foto të bazave ushtarake në Dajt

2 rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov janë kapur sërish me fotografi të dyshimta. Top Channel shkruan se dy prej tyre, konkretisht rusja Timofeva dhe ukrainasi Alpatov janë vërejtur nga shërbimet në Dajt, duke fotografuar baza ushtarake.

Rusi tjetër Mikhail Zori është në arrest shtëpie. Dy të rinjtë janë justifikuar sërish se fotot e kapura nga antiterrori në telefonin e tyre, janë bërë për shkak të pasionit si blogerë.

Tre të rinjtë sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak. Ata u arrestuan dhe u lanë të lirë nga gjykata një muaj më parë, pasi u mbajtën për rreth 9 muaj nën akuzën e spiunazhit.