Dy të rinj nga Borshi janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në lokalet e natës.
Alqi Rrapaj 26 vjeç dhe Nikolaoes Veizaj 34 vjeç ishin gati duke shitur drogën kur u arrestuan nga Policia.
Atyre iu sekuestrua një sasi droge rreth 130 doza kokainë, një shumë parash dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.