U kapën duke prerë dru në pyje, procedohen penalisht dy persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 22 vjeçar dhe një 59 vjeçar pasi të dy këta persona kishin prerë dru, në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se këta dy persona u kapën teksa po transportonin me makina rreth 9 m3 dru për zjarr. Policia u ka sekuestruar drutë dhe automjetet.

Kështu do të procedohen të lirë A. P., 22 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër dhe N. P., 59 vjeç, banues në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe.

Ata do të gjykohen  për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.