Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 22 vjeçar dhe një 59 vjeçar pasi të dy këta persona kishin prerë dru, në kundërshtim me ligjin.
Mësohet se këta dy persona u kapën teksa po transportonin me makina rreth 9 m3 dru për zjarr. Policia u ka sekuestruar drutë dhe automjetet.
Kështu do të procedohen të lirë A. P., 22 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër dhe N. P., 59 vjeç, banues në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe.
Ata do të gjykohen për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.