Pak orë pasi u deklarua i zhdukur nga familjarët e tij, ish- zëvendës drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është rikthyer në banesë.
Policia bën me dije se Daniel Shima u paraqit në komisariat në orën 2 pas mensate, ndërsa ka deklaruar e është larguar me dëshirë.
Megjithate mbeten pa përgjigje largimi i tij për disa orë dhe po ashtu mesazhi që ai u kishte dërguar të afërmve të tij: Po më arrestojnë.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen ekontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimine policisë.