Valter Bami mohon përfshirjen në atentatin në Larushk, por ja prova që e “fundosi” armikun e Bejtjes

Armiku dhe rivali i Gentian Bejtes është arrestuar pasditen e djeshme në Tiranë, pas atentatit ku humbi jetën 29 vjeçari, tre ditë më parë. Ai ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje ndërsa i ka treguar policisë edhe itienerarin natën kur ka ndodhur vrasja e Ramazan Sinos.

Valter Bami u arrestua dje pasi pas shoqërimit në polici direct pas ngjarjes, iu morën shenjat e gishtave. Nga ekspertiza ka rezultuar se në dorën e majta të Bamit ishin konstatuar mbetje baruti. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë ne mikroskop elektronik, vendimtar për nxjerrjen e urdhër-arrestit për të. Gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi dorës së majtë.

Gjatë gjuajtjes, që mund të ketë qenë në atentatin në banesën e Bajtjas, Bami ka pasur doreza dhe pjesa e gishtave dhe pëllëmbës ka dalë e pastër. Deri tani ka vetëm një akuzë ndaj tij, armëmbajtje pa leje, pasi s’ka ende asnjë provë që ta lidhë me atentatin. Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre.

Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës, Bami ka thënë se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi.

Mirëpo, në dëshminë e tij, Bami deklaroi se nuk ka lidhje me ngjarjen, e se kishte salduar, ndaj kishte mbetje baruti, por hetuesit dyshojnë se është i përfshirë.