Opozita proteston sërish këtë të martë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas dosjes korruptive “5D”. Në protestë ishte e pranishme edhe vazja e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, e cila mbante veshur bluzën me mbishkrimin: “Lironi liderin e opozitës”.
Ndërkohë protesta u përshkallëzua në momentin që fjalën e mori Belind Këlliëi, ku qytetarët hodhën molotov në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.
Sakaq më herët një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat dhe ka rënë përtokë. Në ndihmë i erdhën kolegët e tij ndërsa ai u dërgua me ambulancë drejt spitalit.
Vetë kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u pyet për 7 orë nga prokurorët e SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve javën e kaluar.
Edhe pse për të kishte një fletë-thirrje për ti paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, Erion Veliaj tha se kishte shkuar si bashkëpunëtor. Madje ai shkoi edhe më tej duke thënë se ishte ai që kishte kërkuar një takim me prokurorët e SPAK.