Turisti amerikan vrau me thikë bashkëshorten, policia zbardh motivin e ngjarjes! 54 vjeçarja humbi jetën në banesë nga dëmtimet

Policia e Shkodrës njofton se është arrestuar turisti amerikan, i cili vrau një ditë më parë bashkëshorten e tij.

Sipas uniformave blu, ngjarja ndodhi në një banesë që çifti i turistëve kishin marrë me qira në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës.

57 vjeçari thotë policia, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin  amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve  familjare”, pasi:  Më datë 02.05.2025,  në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”.