Trump nënshkruan “Bordin e Paqes” në Davos, e pranishme edhe Vjosa Osmani! Presidentja e Kosovës firmos marrëveshjen

Presidenti amerikan Donald Trump prezantoi sot nismën e “Bordit të Paqes” në Forumin Ekonomik të Davosit.

Trump njoftoi se “Bordi i Paqes” ka filluar punën tashmë dhe “po funksionon shkëlqyeshëm”.

“Kemi një grup të shkëlqyer njerëzish dhe të rinj të jashtëzakonshëm që po e udhëheqin atë nga brenda”, tha ai gjatë njoftimit të bordit në Davos.

Anëtarët e zbuluar nuk përfshijnë asnjë nga aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara, por Trump tha për grupin e mbledhur: “Më pëlqen, në fakt, ky grup. Më pëlqen secili prej tyre. A mund ta besoni?” dhe shtoi “Zakonisht kam dy ose tre që nuk më pëlqejnë. Nuk i gjej këtu lart”.

Më pas, Në Forumin Ekonomik të Davosit kanë filluar të hidhen firmat për themelimin e Bordit të Paqes për Gazën.

I pari që firmosi ishte presidenti amerikan, Donald Trump. Ndërkaq, e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Para se Osmani të hidhte firmën e saj, duke përfaqësuar kështu Kosovën në këtë nismë, bëri një bisedë ‘kokë më kokë’ me Trump për pak çaste. Mes tyre pati shtrëngim duarsh, ndërsa më pas Osmani hodhi firmën e saj.