Trump mbërrin në Holandë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbërriti sot në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, në Holandë – për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Trump pritet të shkojë direkt në pallatin “Huis ten Bosch” në Hagë, ku mbreti dhe mbretëresha e Holandës do të organizojnë një darkë shtetërore për 32 udhëheqësit e NATO-s dhe shumë nga partnerët e tyre.

Udhëheqësit e NATO-s po mblidhen në Hagë për një takim dyditor të fokusuar në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.