Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ka urdhëruar Marinës Amerikane të “qëllojë dhe vrasë” çdo anije që minon në Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump thekson se urdhri është i drejtpërdrejtë dhe pa hapësirë për hezitim.
“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të vrasë çdo anije, qofshin ato anije të vogla… që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk duhet të ketë asnjë hezitim,” shkruan ai.
Presidenti amerikan bëri të ditur se mjetet speciale për pastrimin e minave janë aktualisht në veprim në zonë, ndërsa ka urdhëruar rritjen e kapaciteteve në terren.
Si Trump, ashtu edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë deklaruar më herët se forcat detare iraniane janë dëmtuar rëndë. Megjithatë, sipas raportimeve, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) vijon të zotërojë mjete të vogla detare që mund të përdoren në operacione të tilla.
Deklarata vjen në një kohë kur tensionet në Gjirin Persik janë rritur ndjeshëm, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e furnizimeve globale me naftë dhe stabilitetin në rajon.