Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në Apelin e GJKKO masën e sigurisë për Metën

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Ndërkohë Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Meta për çështjen e pezullimit të afateve të paraburgimit.

Sa i takon çështjes së parë, do të kthehet për rigjykim në atë të Apelit pasi kjo e fundit e kishte refuzuar kërkesën e Metës më 22 korrik të vitit të shkuar.

Pas këtij vendimi, kreu i Partisë së Lirisë bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ndërkohë Piro Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, akuzohen për pastrim parash.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe Pirro Xhixho, i akuzuar për korrupsion, Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku, të dyja të akuzuara për pastrim parash.

Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale, dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.