Politika ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, i cili u shua në moshën 89-vjeçare.
I pari ishte kryeministri, Edi Rama, i cili në një postim në rrjetw sociale shkruan: Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses.
Edhe presidenti i vendit Bajram Begaj ka ndarë një mesazh nguashëllimi për akademikun e njohur.
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, shprehet Begaj.
Ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi në një postim në Facebook, shkroi : “Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.”
“Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.
I dhimbshëm lajmi për ndarjen fizike nga jeta të Rexhep Qoses. Një intelektual i përmasave mbarëkombëtare e përtejkombëtare, atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë.
I paharruar qofsh përgjithmonë profesor Rexhep Qosja!“- shkruan Peleshi.