Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se është “qesharake” që SHBA të vazhdojë marrëdhënien e saj “njëanshme” me NATO-n, më pak se një javë para samitit të aleancës në Ankara.
Trump shkroi në platformën e tij Truth Social: “Ata nuk ishin aty për ne!!!”, duke shtuar se marrëdhënia e Uashingtonit me NATO-n “nuk është reciproke”.
Presidenti amerikan ka kritikuar vazhdimisht aleatët europianë për reagimin e tyre ndaj luftës në Iran.
Ai gjithashtu këmbëngul se Evropa duhet të marrë rolin kryesor për mbrojtjen e saj, ndërsa SHBA ka nisur tashmë të zvogëlojë angazhimet e saj brenda aleancës.
Në postimin e tij, Trump publikoi edhe një grafik të shpenzimeve të NATO-s, ku SHBA paraqitet duke investuar shumë më tepër se vendet e tjera anëtare.
Nën presionin e tij, liderët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.
Samiti i ardhshëm i NATO-s, që do të mbledhë 32 shtete anëtare, do të mbahet në Ankara më 7–8 korrik.
Aleanca, e themeluar në vitin 1949, u shndërrua në një forcë mbrojtëse të udhëhequr nga SHBA, e cila luajti rol kyç në ruajtjen e stabilitetit në Europë, frenimin e Bashkimit Sovjetik dhe forcimin e Uashingtonit si fuqi botërore për dekada me radhë.