Në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit në katin e parë të banese ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Fatmirësisht shpërthimi ka ndodhur në kohën që në banesë nuk ka pasur njeri.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Banesa është në pronësi të Arbër Pepa.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve