Tre muaj nga përfundimi i mandatit të Altin Dumanit, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

Më datë 17 shtator, KLP do të hap garën për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, teksa Altin Dumanit i përfundon mandati më 16 dhjetor.

Dumani pritet që të largohet nga drejtimi i SPAK pasi sipas ligjit, prokurorët e SPAK nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në krye të institucionit dy mandate rresht.

Altin Dumani u zgjodh në krye të Prokurorisë së Posaçme në dhjetor të vitit 2022. Ai mori 5 vota të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kolegu i tij Ervin Kondili mori 4 vota, ndërsa prokurori Adnan Xholi 1 votë.

Pas largimit nga drejtimi i SPAK, Altin Dumani do të vijojë të jetë prokuror i kësaj strukture.

Njoftimi i plotë:

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
Të tjera (pyetje/diskutime)

Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.