Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Vogëlushi ka qenë në çerdhe në momentin kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat. Ai është nisur me urgjencë drejt spitalit me një automjet privat të stafit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.
Prindërit e tij kanë deklaruar se i mituri kishte disa ditë me shenja viroze, me temperaturë dhe të vjella.
“Një fëmijë i mitur i moshës 2-vjeç, në ambientet e çerdhes nr 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit. Për pasojë i mituri ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.