Tragjike në Krujë, babai aksidenton për vdekje vajzën 4-vjeçare në ambientet e biznesit të tij

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Qerekës në Krujë. Një vajzë e mitur, rreth 4 vjeçe, ka humbur jetën pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti, që drejtohej nga babai i saj.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të shtetasit A. S., ku dyshohet se gjatë manovrimit të mjetit, ai ka përplasur pa dashje vajzën e tij të vogël.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit’, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.