Tragjedia që ndodhi dje në plazhin e Vilë Bashtovës tronditi opinionin publik. Babai 50 vjeçar dhe dy djemtë e tij 17 dhe 13 vjeç u mbytën në det, ndërkohë që nuk kishte kullë vrojtimi dhe roje në plazhin që i përket bashkisë.
Nga dëshmitarët pati shumë pretendime se ambulance kishte shkuar mbi një orë me vonesë. Por drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, ka dalë sot në News 24 dhe ka mohuar këto akuza ndërsa tha se telefonatat regjistrohen.
Sipas tij të tre personat kishin ndërruar jetë kur shkoi ambulanca e parë në plazh, ndërsa ata janë nxjerrë pa shenja jete nga deti.
“Nga ajo që na rezulton në sistem kemi thirrjen në orën 12:51, ambulanca e parë nga Rrogozhina mbërriti në 13:13, ambulanca e dytë nga Kavaja shkoi në 13:27 dhe u njoftua pak më vonë.
Të tre personat kishin ndërruar jetë kur shkoi ambulanca e parë në plazh. Ata janë nxjerrë pa shenja jete nga deti. Të gjitha bisedat e kërkesave për ndihmë me qytetarët ruhen në sistem”, u shpreh ai.