Tragjedia në Gjirokastër/ Arrestohet pronari i pishinës pas vdekjes së 15-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjirokastrën ditën e djeshme, ku një 15-vjeçar humbi jetën në një pishinë private në qytet.

I mituri Arbër Peçi kishte shkuar në pishinë së bashku me dy shokët e tij. Pasi është futur në ujë, ai dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmë me gjeste, por nuk ka marrë ndërhyrje të menjëhershme.

Burimet hetimore bëjnë me dije se dyshohet që adoleshenti mund të ketë pësuar arrest kardiak, megjithatë shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Pas ngjarjes, policia ka arrestuar pronarin e subjektit, Ermal Koko, i cili është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, ndërsa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, përfshirë punonjës të pishinës dhe dëshmitarë të ngjarjes.