Tragjedia me familjen Arrazi në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i djalit 3 vjeçar në ujërat e lumit Buna

Ditën e sotme është gjetur trupi i pajetë i fëmijës së tretë të Alma Arrazit, 39 vjeçares e cila u mbyt në lumim Buna bashkë me dy vajzat dhe djalin e saj, më datë 2 maj.

Mësohet se trupi i gjetur sot, i përket më të voglit të familjes, djalit 3 vjeçar të familjes Arrazi.

Ndërkohë kërkimet vijojnë edhe trupin e nënës Alma Arrazi, e cila pas dhunës dhe tradhëtisë së bashkëshortit Erdgys Arrazi kreu aktin e rëndë, duke u vetëvrarë bashkë me fëmijët.

Gjatë ditës së djeshme, polumbarët gjetën trupat e pajetë të dy vajzave të çiftit.

Ndërkohë sot babai i tre fëmijëve i akuzuar për dhunë në familje me pasojë vetëvrasjen del sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Familjarë të 31-vjeçarit kanë deklaruar se Erdgys Arrazi nuk është person i dhunshëm dhe nuk i ka keqtrajtuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

Por nga ana tjetër, familjarët e Almës kanë treguar për mediat se Erdgysi kishte krijuar një lidhje me një 18 vjeçare dhe e kishte harruar familjen e tij.