Tragjedi në Shkodër, burrë e grua humbin jetën në spital, u përplasën me motor

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve Adem dhe Sadije Sula që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik. Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike. Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve megjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha. Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.