Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni që po shuante flakët, vdesin dy pilotët

Zjarret që kanë përfshirë disa zona në Greqi kanë sjellë edhe një tragjedi ditën e sotme.

Një avion ujë-lëshues ‘Canadair’ është rrëzuar në Karisto në Greqi teksa po shuante flakët.

Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm përparojnë. Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend, ndërsa mendohet se mund të jenë më shumë se dy.

Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në zjarrfikëset në zonën e Platanistos.

Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.