Tragjedi në afërsi të Ukrainës, rrëzohet avioni rus që transportonte 65 robër lufte, asnjë i mbijetuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku një avion rus me 74 persona në bord është rrëzuar pranë Belgorodit.

Në avion ishin 65 të burgosur lufte ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre persona që i shoqëronin, të cilët sipas autoriteteve kanë ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që autoritetet po hetojnë, teksa drejt vendngjarjes është nisur edhe një komision i posaçëm ushtarak.