Trafikuan drogë në Spanjë, GJKKO konfiskon 27 pasuri të vëllezërve Kreshnik dhe Erneo Farruku

Gjykata e Posaçme Kunër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të konfiskojë 27 pasuri të klanit Farruku. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese, të regjistruara në emër të dy vëllezërve Kreshnik dhe Erneo Farrukut, si dhe të afërmve të tyre.

Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”.

Dy vëllezërit drejtojnë grupin, i cili u godit në Spanjë në vitin 2023 pas një megaoperacion kundër trafikut të kokainës. Kreshnik Farruku, shqiptari me 10 emra, është në burg në Spanjë për trafik droge që prej vitit 2019.

Në një operacion të kryer dy vjet më parë u kap 2 tonë kokainë, e cila dyshohet se ishte porositur nga klani Farruku në Ekuador dhe do futej në Spanjë.