Tjetërsim pronash, SPAK kërkon dy vjet burg për ish-kryebashkiakun e Himarës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Partisë Socialiste në Himarë, Jorgo Goro.

Kështu, SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj.

Ai është marrë i pandehur për veprën penale shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.

Ndërkohë për sh-drejtorin e menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakoshën, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

Tashmë “topi” i mbetet Gjykatës së Posaçme për të pranuar kërkesën e Prokurorisë ose për ta hedhur poshtë atë.